Home Podcasts Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi
Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi

Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi

Elfije Boletini-Bejtullahu 83 Episodes Oct 14, 2026

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” drejtohet nga Elfije Boletini-Bejtullahu dhe sjell çdo të diel biseda informuese me mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme shëndetësore. Ai synon t’i ofrojë publikut informacion të saktë për çështje të rëndësishme të shëndetit, nga sëmundjet kronike dhe shëndeti mendor te stili i jetesës. Episodet trajtojnë tema si ushqyerja, aktiviteti fizik, kujdesi për gratë dhe fëmijët, kujdesi për të moshuarit, parandalimi i sëmundjeve dhe edukimi shëndetësor. Qëllimi është të afrojë informacion të besueshëm dhe të dobishëm për publikun e gjerë dhe të ndikojë në mirëqenien e tij.

Episodes

#92: Shëndeti në rend të parë – Rajmonda Halili, specialiste e protetikës stomatologjike
#92: Shëndeti në rend të parë – Rajmonda Halili, specialiste e protetikës stomatologjike Oct 14, 2026 2407 Rajmonda Halili, specialiste e protetikës stomatologjike gjatë podcastit ka folur për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes, me fokus te urat dentare, kurorat dhe vinerët. Në këtë episod shpjegohet kur është e nevojshme një urë dentare, si dallon nga kurora dhe pse gryerja minimale është shumë e rëndësishme.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një sp
#91: Shëndeti në rend të parë – Arben Bislimi, onkolog
#91: Shëndeti në rend të parë – Arben Bislimi, onkolog Oct 14, 2026 3019 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, onkologu Arben Bislimi ka folur për kancerin, parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta. Në fokus është edhe kanceri i gjirit, simptomat që nuk duhet neglizhuar dhe roli i vetëkontrollit. Bislimi shpjegon mitet rreth ushqimit, sheqerit, trashëgimisë, si dhe trajtimet moderne si imunoterapia dhe terapitë e perso
#90: Shëndeti në rend të parë – Berat Lenjani, stomatolog-kirurg oral
#90: Shëndeti në rend të parë – Berat Lenjani, stomatolog-kirurg oral Oct 14, 2026 2739 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, stomatologu dhe kirurgu oral Berat Lenjani flet për kujdesin dhe problemet më të shpeshta të shëndetit oral. Pse moskujdesi është armiku kryesor i dhëmbëve dhe sa rëndësi ka edukimi që nga fëmijëria? Lenjani tregon kur duhet të hiqen dhëmbët e pjekurisë dhe çfarë mund të shkaktojë neglizhimi i infeksioneve dentare. Ai paralajmëron gjithashtu për pë
#89: Shëndeti në rend të parë - Mirlinda Kubati, oftalmologe - strabologe
#89: Shëndeti në rend të parë - Mirlinda Kubati, oftalmologe - strabologe Oct 14, 2026 2319 Në episodin e 89-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, Mirlinda Kubati, strabologe ka folur për shikimin te fëmijët, strabizmin, dioptrinë dhe rëndësinë e kontrollit të hershëm te oftalmologu. Në fokus janë edhe rastet kur fëmija afrohet shumë te televizori, ka nevojë për syze apo rrezikon zhvillimin e “syrit dembel”. Kubati shpjegon pse trajtimi nuk duhet të shtyhet dhe pse mbyllja
#88: Shëndeti në rend të parë – Feride Deliu, specialiste e pediatrisë
#88: Shëndeti në rend të parë – Feride Deliu, specialiste e pediatrisë Oct 14, 2026 1791 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e ftuar është Feride Deliu, specialiste e pediatrisë. Ajo ka folur për virozat e sezonit, temperaturën, vjelljet, barkqitjen dhe shenjat kur fëmija duhet të dërgohet te mjeku. Në fokus është edhe fruthi, simptomat, komplikimet dhe rëndësia e vaksinimit të plotë. Deliu shpjegon pse vaksina mbetet mbrojtja më e mirë kundër fruthit dhe çfarë duhet të
#87: Shëndeti në rend të parë – Skifter Ymeri, fizioterapeut
#87: Shëndeti në rend të parë – Skifter Ymeri, fizioterapeut Oct 14, 2026 3117 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar është fizioterapeuti Skifter Imeri, i cili ka folur për rëndësinë e fizioterapisë, kujdesin ndaj trupit dhe rikuperimin pas lëndimeve. Në fokus është edhe puna me sportistët, veçanërisht me futbollistët dhe Kombëtaren e Kosovës. Ai flet për lëndimet në futboll, ndikimin e fushave sintetike dhe rëndësinë e protokolleve të rikthimit në lojë.
#86: Shëndeti në rend të parë – Muhamet Zekolli, kirurg vitreoretinal
#86: Shëndeti në rend të parë – Muhamet Zekolli, kirurg vitreoretinal Oct 14, 2026 2049 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, Muhamet Zekolli, kirurg vitreoretinal ka folur për shëndetin e syve, rëndësinë e retinës dhe sëmundjet që mund të ndikojnë në humbjen e shikimit. Në fokus janë pikat e zeza, shkëndijat, hijet në fushën e shikimit dhe shenjat që nuk duhet të neglizhohen. Zekolli shpjegon edhe lidhjen e diabetit dhe tensionit të lartë me dëmtimet e retinës.Mbështetur
#85: Shëndeti në rend të parë - Muharrem Hajdari, ortoped
#85: Shëndeti në rend të parë - Muharrem Hajdari, ortoped Oct 14, 2026 2023 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, Muharrem Hajdari, specialist i ortopedisë ka folur për problemet më të shpeshta ortopedike, artrozën, dhimbjet e nyjeve, shputës dhe shtyllës kurrizore. Hajdari shpjegon pse jo çdo artrozë duhet operuar dhe pse operacioni duhet të mbetet zgjidhja e fundit. Në fokus janë edhe protezat e gjurit dhe kërdhokullës, teknikat moderne minimale invazive dhe
#84: Shëndeti në rend të parë – Liridona Guci, kirurge plastike
#84: Shëndeti në rend të parë – Liridona Guci, kirurge plastike Oct 14, 2026 2838 Kirurgja plastike, Liridona Guci ka folur për kirurgjinë plastike si fushë që përfshin jo vetëm estetikën, por edhe rikonstruksionin, funksionin dhe mirëqenien e pacientit. Në fokus janë rinoplastika, liposuksioni, abdominoplastika, ndërhyrjet në gjoks, implantet dhe blefaroplastika. Guci shpjegon rëndësinë e konsultës profesionale, rreziqet e ndërhyrjeve nga persona jo të specializuar dh
#83: Shëndeti në rend të parë – Luan Morina, neonatolog
#83: Shëndeti në rend të parë – Luan Morina, neonatolog Aug 13, 2026 3229 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar është neonatologu Luan Morina. Ai foli për ditët dhe muajt e parë të jetës së foshnjës dhe shqetësimet më të shpeshta të prindërve të rinj.Në fokus janë e qara e parë, ushqyerja me gji, gjumi, temperatura e ambientit, verdhëza dhe kujdesi ndaj kërthizës. Morina shpjegon edhe si ta kuptojnë prindërit nëse foshnja po ushqehet mjaftueshëm dhe
#82: Shëndeti në rend të parë – Ymer Durmishi, kirurg abdominal
#82: Shëndeti në rend të parë – Ymer Durmishi, kirurg abdominal Aug 13, 2026 2167 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, kirurgu abdominal, Ymer Durmishi foli për shëndetin e organeve abdominale, simptomat që nuk duhet të neglizhohen dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Në fokus janë dhimbjet e barkut, të vjellat, diarreja, fryrja e barkut, gurët në tëmth dhe rreziqet që lidhen me pankreasin.- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spita
#81: Shëndeti në rend të parë - Naser Salihu, oftalmolog
#81: Shëndeti në rend të parë - Naser Salihu, oftalmolog Jul 24, 2026 4038 Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, oftalmologu dhe kirurgu i syrit, Naser Salihu foli për rëndësinë e kontrollit të hershëm të syve, sidomos te fëmijët para moshës shkollore. Në këtë episod trajtohen sëmundjet më të shpeshta të syrit, si katarakta, glaukoma, shkurtpamësia, largpamësia dhe astigmatizmi.- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe

Recommended